Këngëtarja e hiteve dhe më e ndjekura në Instagram, Enca, ndodhet në Tropojë ku po xhiron skenat në filmin “I love Tropoja”.
Teksa gjendet atje, Enca ka postuar së fundmi një foto që ka shkaktuar shumë komente. “Pas disa ditesh te mira ne vendet e ndryshme të mrekullueshme te Tropojes, mund te them qe tani jam nje Tropojane e vertete (nga Tirona)”, shkruan këngëtarja.
Mes komenteve të shumta, Enca ka vendosur t’i përgjigjet një ndjekësi i cili me komentin e tij e krahason me lopë.
“Besoj qe ke takuar shum shoqe te tua ne ato fusha dhe lendina ne Tropojë”, komenton ndjekësi ndërsa Enca ia kthen: “yess pash mamin tat, e bera dhe xhan xhan”.