Kryesore

‘Pashë vdekjen me sy’/ Nënë Engjëllushja tregon si u shërua nga koronavirusi





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:36 - 02/05/20 |
mapo.al

Kryeministri Edi Rama ka publikuar dëshminë e një gruaje e cila u infektua me koronavirus bashkë me bashkëshortin e saj.


Nënë Engjëllushja tregon se ka parë vdekjen me sy, por ja doli, bashkë me burrin e saj dhe sot janë të shëruar.


Postimi i Ramës:


🔴 JU LUTEM SHIKOJENI KËTË NËNË SHQIPTARE


Nënë Engjëllushja, mund të ishte nëna e secilit prej nesh, e cila u kthye në jetë pasi pa vdekjen me sy në gjendjen e rëndë ku e futi Armiku i Padukshëm!

Prandaj ju lutem ta shohin e ta dëgjojnë, në radhë të parë ata këtu, që thonë virusi nuk ekziston dhe kërkojnë liri për t’u infektuar e për të infektuar, largqoftë, nënat e baballarët e tyre!

Në radhë të dytë, ta dëgjojnë ata që akoma nuk mësuan të respektojnë mjekët, infermierët dhe sistemin shëndetësor të transformuar rrënjësisht, e që nuk duan ta kuptojnë se mosozot po të kishte ardhur kjo flamë para ca vjetësh, këtu do ishte bërë kasaphanë.

Pastaj ta shohin e ta dëgjojnë këtë nënë edhe gjithë të tjerët dhe ta mbledhim mendjen top të dashur miq, se kjo nuk është lojë dhe për ta fituar deri në fund këtë luftë, duhet të bëhemi secili prej nesh roje e shëndetit tonë e të atyre që kemi përrreth🙏


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas