Britanikët i kanë shfrytëzuar në maksimum ditët e pushimit për Pashkën katolike, e festat duket sikur nuk kanë pasur fund, duke filluar që të enjten deri në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Por nën efektin e alkoolit, apo edhe lëndëve të tjera narkotike të ndaluara, në 4 ditët e “festës” ata e kanë tepruar në rrugët e qyteteve, duke kaluar përtej rrjedhës normale, e jo pak herë në konflikte fizike.
Ky nuk është i vetmi rast, pasi gjithmonë festimet e të rinjve britanikë degjenerojnë në kaos si pasoje kryesisht e alkoolit.
Por ashtu si edhe në rastet e tjera, fotot kanë bërë xhiron e rrjetit dhe mediave.