Aktualitet

Pasi fansat i plotësuan kushtet, Noizy zbulon pak nga diss-i i tij














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:15 - 13/01/21 |
mapo.al

Disa javë më parë Noizy paralajmëroi se kishte gati një këngë të re, si diss për të gjithë ata që i janë kthyer kundër këto kohë. Reperi deklaroi se kënga do të mbante titullin “1 herë e mirë” dhe se do ju mësonte gjithë “armiqve” të tij se kush është ai.






“1 herë e mirë”. Titulli i këngës së radhës. Për të gjithë diss-at që më keni kushtuar. S’ja keni idenë sa ka me ju dhimt realiteti. Boni gati arkivolat vetë. ‘Na jena OTR’ s’ka qenë gjo domethënë. Konga shumë e gjatë se vetë i keni fajet m’keni bo 3000 dissa”, shkroi Noizy.


Fillimisht, reperi tha se kënga do publikohej në datë 31 dhjetor në orën 23:59. Por, nuk e dimë se çfarë ndodhi e plani ndryshoi pasi ai e shtyu publikimin e këngës së shumëpritur. Ndërkohë mbrëmjen e djeshme ai ju vendos fansave kusht që të bënin 100 mijë komente në një postim të tij dhe më pas do publikonte këngën. 100 mijë komente u bënë për 2 orë dhe më pas Noizy vendosi një tjetër kusht.

Lexo edhe :  Noizy dhe Arilena Ara po sjellin bashkëpunimin e tyre të parë




 



 



View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

Ai kërkoi që po aq komente fansat të bënin edhe në profilin e Lil Pump, i cili ka paralajmëruar po ashtu një projekt të ri. Edhe këtë gjë fansat e tij e kanë realizuar dhe tashmë Noizy është gati ta nxjerrë projektin e shumëkërkuar.

Sot reperi ka publikuar një pjesë shumë të shkurtër nga kënga “1 herë e mirë”. Në videon e shkurtër reperi shihet në një ambient të errët i pozicionuar përpara një mikrofoni.

“Përmendet Noizy përmendet pikturë e madhe”, shprehet reperi në këngën e tij, që nuk dihet se në çfarë ore do të publikohet. Ndoshta kjo gjë Noizy dëshiron t’ua bëjë fansave të tij surprizë, ndaj do të na duhet të presim edhe pak.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas