Kantautori Flor Mumajesi është ndër më të pëlqyerit në tregun muzikor shqiptar, por dhe ndër të komentuarit në media për jetën e tij private. Portalet janë të tejmbushura nga lajmet se Flori është një histori dashurie me këngëtaren Kejsi Tola,por edhe me aludime se në të vërtetë gjendet në një lidhje me këngëtaren kosovare Fifi.
Kjo e fundit bëri të ditur mbrëmjen e djeshme se shumë shpejt do të fejohet dhe të shumtë ishin ata që hamendësuan se ky vendim ka të bëjë edhe me kantautorin Mumajesi. Pavarësisht se postimi i saj në “Insta Story” dukej më tepër i sjellë në formën e shakasë, Flori ka sqaruar një herë e mirë statusin e tij aktual.
Përmes një videoje të postuar po në “Insta Story”, ku flitet për jetën e beqarëve, Flori ka shkruar “Bota e beqarëve”, duke treguar kështu se nuk gjendet momentalisht në asnjë lidhje dashurie. A duhet t’i besojmë vallë?