Ai është një infermier që luftoi kundër COVID-19 dhe ndër të parët që u vaksinua, një punonjës shëndetësie nga Brindisi, i cili nuk i ka humbur shpresat.
Në ditën e parë të vitit të ri, Giuseppe Pungente, 32 vjeç nga Torre Santa Susanna, i cili punon në spitalin “Ostuni”, vendosi t’i kërkojë të dashurës së tij që të martohet me të me një postim shumë të veçantë në Facebook.
Me një shkrim mbi veshjen spitalore “Carmelì, do të martohesh me mua?”, dhe me variantet “PO” dhe “JO”.
Përgjigja që mori nga partnerja e tij ishte pozitive, dhe i parapriu një rrëfimi të ndjerë të të riut.
“Isha ndër të parët që u diagnostikova pozitiv me COVID, në ballë të luftës kundër virusit dhe gjithmonë midis të parëve që u vaksinova. Gjatë kësaj periudhe kam zhvilluar idenë se jeta reale përbëhet nga gjëra të vogla dhe të thjeshta, si miqtë më të ngushtë, familja dhe e ardhmja”, – u shpreh Pungente teksa nuk ngurroi të urojë këdo që e ndjek në rrjetet sociale, për një “vit rilindjeje”.