Oleh Psjuk, këngëtari kryesor i grupit “Kalush Osrchestra” që fitoi Eurovisionin, është nisur për nëluftë.
I riu, ashtu si kolegët e tij në grup, kishte marrë një leje të përkohshme për të qenë në qytetin italian dhe tashmë që gara mbaroi si duhet të shkojë të luftojë.
Psyuk u fotografua duke përqafuar të dashurën e tij Oleksandra, pasi ngarkoi bagazhet në një taksi dhe teksa mbante kapelën e tij të zakonshme rozë.
“Kalush Orchestra” publikoi videon e këngës “Stefania”, e cila u xhirua në Borodyanka, Irpin, Bucha dhe Gostomel, qytetet ukrainase të goditura nga pushtimi i forcave ruse.
Videoja është postuar në kanalin e grupit në YouTube. “Kultura jonë është e gjallë dhe ne jemi këtu për ta vërtetuar atë”, tha Oleg Psiuk pas fitores së tij në Eurovizion. “Në këtë moment çdo sukses i Ukrainës ka një rëndësi të rëndësishme.”
Grupi “Kalush Osrchestra” fitoi Eurovisionin të shtunën në Torino. Pavarësisht votimit të jurive, ishte publiku ai që e nxori në krye të listës Ukrainën, duke e shpallur fituese.