ShowBiz

Pasi iu kundërvu për komentin diskriminues, Ermali sqaron Oltin






               Publikuar në : 17:20 - 15/04/19 |
mapo.al

Opinionisti Olti Curri reagoi pak orë më parë ndaj komentit të Ermal Fejzullahut në një foto të publikuar nga menaxheri i këngëtarëve Faton Shoshi, ku ky i fundit dukej duke darkuar me këshilltarin dhe ndihmësin personal të presidentit të Gambias. Mirëpo, ironia e Oltit duket se është përkthyer nga Ermali si mungesë aftësie të të kapurit batuta.


“Të kuptuarit e batutave është një aftësi më vete! Përpiqu të kuptosh se ngjyra e lëkurës, në të cilën ti vë theks, asnjëherë nuk është batutë, është racizëm. Unë racist nuk kam qenë ndonjëherë. Që të jesh më afër kapjes së batutës shiko qëndrimin e protagonistëve në foto”– ka shkruar Ermali, duke theksuar kështu se komenti i tij nuk është aspak diskriminues, ashtu sikurse e cilëson Olti.

Mirëpo, komenti është vlerësuar si i tillë jo vetëm nga opinionisti por edhe nga ndjekësit e Fatonit. Këta të fundit madje i kërkuan këngëtarit që ta fshinte komentin e tij.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas