Jonida Maliqi e ka kaluar fundjavën që lamë pas në malin e Dajtit.
Ditën e sotme ajo ka ndarë një foto shumë të ëmbël me vogëlushin e saj, Danin.
Këngëtarja shfaqet në një makinë me djalin, ndërkohë që puthen në buzë bashkë.
“Dashuri e pakushtëzuar që të ringjallë çdo ditë e më shumë”, ka shkruar Jonida.
Mirëpo ka pasur nga ata që nuk janë përqëndruar aspak tek imazhi nënë e bijë dhe pozitiviteti që përcjellin, por tek puthja e tyre në buzë.
“Të puthësh fëmijën në buzë është kthyer në modë. Personalisht s’më duket e këndshme”, i ka komentuar një ndjekëse Maliqit.
Artistja nuk i ka pritur aspak mirë këto fjalë, ndaj përgjigja ndaj ndjekëses ka qenë e menjëhershme.
“Ç’lidhje ka moda me dashurinë nëse ti e ke problem është punë për ty. Edhe këtu pretendoni të keni akses? Merruni me gjëra më të rëndësishme në jetë se jeni dendur nga negativiteti që kërkoni domosdoshmërisht ta gjeni në çdo vend edhe atje ku nuk ju takon. Javë të mbarë!”, i është kthyer Jonida.
Në fakt edhe personazhe të tjerë të famshëm janë përballur më herët me të tilla komente për puthjen e fëmijëve në buzë, ku disa prej tyre e shohin edhe si të papërshtatshme. Një ndër to është edhe Aulona Musta e cila ka studiuar psikologji dhe sipas saj (dhe shkencës) puthja në buzë e fëmijëve nuk është për t’u vlerësuar.