Armand Hallvaxhiu, 34-vjeçari që humbi jetën të dielën në brigjet e Karaburunit, prej disa vitesh punonte si operator në disa televizione informative.
I riu i talentuar kishte pasion zhytjen, pasion i cili i mori dhe jetën. Prej disa vitesh ai ushtronte këtë sport si dhe ishte pjesë e shoqatës së zhytësve profesionistë.
Vetëm pak ditë më parë Mandi, siç e thërrisnin të gjithë, kishte postuar në Facebook pamje nga zhytjet më të fundit ku shprehej se e kishte marrë malli.
Armandi kishte një pasion të madh për zhytjet, por padyshim edhe kameran dhe fotografinë, duke sjellë momente të magjishme nga bota nënujore në ekspeditat dhe zhytjet që ai ka kryer gjatë këtyre viteve.
Vdekja e Armandit ka pikëlluar familjarët, miqtë e kolegët të cilët kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e tij.
ja disa nga mesazhet që i drejtojnë 34-vjecarit.
Postimi i gazetarit Erjon Skendaj
“O shok, o mik, o Mandi sa e rënde dhe e vështire qenka të shkruash për ty tani që nuk je me. O zot nuk e besoj ende që ka ndodhur vërtete edhe pse m’u desh që të lexoj e rilexoj mbi 10 here lajmin tënd të fundit me zërin që më dridhej e që nuk me linte ta përmbyllja leximin.
Por ti ike si kampion, se ti i tille ishe në ato që dije të bejë më mirë. Në mend me vijne një mori kujtimesh që i ndamë bashkë që nga përmbytjet në Shkoder, 21 janari e në çdo protestë e ngjarje te bujshme. 10 vite kujtime me ty shok e mik i mire. I tille do mbetesh për ne shoket e tu të neës 24. Qofsh i xhenetit mik. Zoti i lehtesoftë dhimbjen e madhe familjes tënde”, shkruan Skëndaj./K.C/dritare.net