Krim në familje në Paskuqan, kunati qëllon për vdekje kunatën e tij, Enkeleda Çapoku, 30 vjeçe.
Eredet Çapoku, 34 vjeç ka goditur me mjet të fortë (shkop druri) kunatën e tij, Enkeleda Çapoku, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, 30-vjeçarja është vrarë në prezencën e nënës dhe vajzës së saj.
Enkeleda Çapoku ishte e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe ka shpallur në kërkim policor shtetasin me iniciale E. Ç , i cili është larguar nga vendi i ngjarjes,
Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti prone prej disa vitesh mes vëllezërve të familjes Çapoku.