Aktualitet

Pasojat e dy shpërthimeve të fuqishme në Bejrut të Libanit (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:57 - 04/08/20 |
mapo.al

Një shpërthim masiv tronditi të martën kryeqytetin e Libanit, Bejrut duke plagosur një numër njerëzish dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. Shpërthimi i pasdites tronditi disa pjesë të kryeqytetit të vendit dhe një re tymi e dendur ka mbushur qendren e tij.


Sipas njoftimeve shpërthimi ishte përqendruar pranë portit të Bejrutit duke sjellë për pasojë shkatërrim në shkallë të gjerë e copëtuar dritare që ndodheshin disa kilometra larg.


Një fotograf i “Associated Press” që ndodhej në afërsi të portit të Bejrutit tha se kishte parë njerëz të plagosur të shtrirë në tokë dhe shkatërrim të shkallë të gjerë.


Ndërkohë sipas “Reuters”, Agjencia Shtetërore e Lajmeve e Libanit, NNA dhe dy burime të sigurisë thanë se shpërthimi kishte ndodhur në zonën e portit ku ka depo me eksplozivë. Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin ose çfarë lloj eksplozivi ndodhej në depo.


Shpërthimi ndodh ndërsa një gjykatë e mbështetur nga Kombet e Bashkuara po zhvillon një proces gjyqësor ndaj katër personave që i përkasin grupit shiit Hezbollah. Ata dyshohet se kanë vrarë ish-udhëheqësit sunit të Libanit, Rafik Hariri, gjatë një sulmi me një kamion me eksploziv 15 vite më parë, ngjarje që shkaktoi trazira rajonale. Gjykata ka në plan të marrë një vendim të premten, një zhvillim që mund të trondisë vendin sërish.


Në pamjet që qarkullojnë ne rrjet konstatohen dëme të mëdha materiale.


Etiketa: ,

Pas