Aktualitet

Pasojat nga tërmeti, policia aksion në Tiranë, 40 zyrtarë dhe ndërtues të shoqëruar





               Publikuar në : 18:00 - 14/01/20 |
mapo.al

Dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme 40 persona, mes tyre drejtues komunash, administratorë, zyrtarë hipotekash dhe ndërtues, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.


Burime për Gazetën MAPO konfirmojnë se dy nga zyrtarët e shoqëruar janë ish-kryetari i Komunës së Farkës, Fatbardh Plaku dhe ish-kreu i Komunës së Kasharit Besnik Fuçia.



Gjithashtu mes të shoqëruarve janë edhe dy arkitektë Stela Maze dhe A.Harxhi. Personat e shoqëruar në komisariat akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.


Ndërkohë që një muaj më parë një operacion i ngjashëm u zhvillua edhe në Durrës, ku u arrestuan 18 persona dhe janë në ndjekje nga policia dy të tjerë, por vetëm javën e kaluar 10 nga të arrestuarit janë liruar.

Kujtojmë që mes të arrestuarve në operacionin e Durrësit ishte dhe Ahmet Doda i cili është dhe kushëriri i parë i Taulant Ballës, por u lirua para festave të fundvitit, duke ju dhënë masa detyrim paraqitjeje.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas