Këto pamje tronditëse vijnë nga lumi Erzen.
Kompania e pastrimit e Bashkisë së Tiranës dhe Inspektorati i Mjedisit kanë nisur punën për pastrimin e kësaj zone.
Jo vetëm kaq, por subjektet që kanë hedhur mbetjet, janë ndëshkuar me pezullim në vend dhe propozim për revokim leje për mosrespektim të lejes mjedisore.
Po ashtu është kërkuar detyrim për pastrim urgjent terreni dhe procedim penal për administratorin.
Kompania e pastrimit dhe Inspektorati i Mjedisit po vazhdojnë kontrollin dhe pastrimin e mbetjeve në shtratin e lumit.
Nga ana tjetër, policia po bën verifikimet e saj për shkaktarët.