Aktualitet

Pastruesi heq prizën e frigoriferit, shkatërrohen mijëra doza të vaksinës














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:17 - 22/01/21 |
mapo.al

Mijëra doza të vaksinës së Modernas kundër koronavirusit, u shkatërruan pasi një pastrues hoqi aksidentalisht nga priza frigoriferin, në të cilin ato po ruheshin.





“Të martën, 19 janar 2021, stafi i Farmacisë VA Boston zbuloi se një frigorifer në kampusin Jamaica Plain dështoi. Si rezultat, 1900 doza të Modernës të ruajtura në frigorifer u komprometuan”, tha Kyle Toto, specialist i çështjeve në sistemin shëndetësor.


Dozat e vaksinës Moderna arrijnë në mjediset e tyre, të ngrira midis -15 dhe 10 gradë celcius, sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Më pas ato mund të mbahen të ngrira ose të ruhen në një frigorifer, deri në 30 ditë para përdorimit.




Autoritetet sqaruan se pavarsisht ngjarjes, vendi i mbajtjes së vaksinave ishte i sigurt dhe kishte të instaluar një sistem alarmi, i cili nuk funksionoi siç duhet në momentin e incidentit.

Lexo edhe :  Rama: Në fundjavë mbërrijnë 90 mijë e 800 vaksina AstraZeneca

1



Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas