Sport

Pasuesi i Gattusos, Milani e ka ndarë mendjen. Ja projekti i ri














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:30 - 29/05/19 |
ro ot

Milani është në udhëkryq! Largimi i Gennaro Gattusos, që kishte vendosur me kohë këtë divorc dhe e ka mbajtur për vete, duke mos dhënë sinjale të ndryshme (vendim i marrë që pas derbit të humbur ndaj Interit, sipas “Il Giornale”), ka lënë të hapur çdo pistë.






Sigurisht, duhet parë buxheti, projekti dhe shumë gjëra. Ideja e Elliott dhe Gazidis është të investohet me racionalitet, të mos bëhen kontrata shumë të pasura dhe sakrifikohet edhe ndokush, për të mos rrezikuar me Fair Play Financiar.


Duhet pritur edhe përgjigjia e Maldinit, për të mbuluar rolin e Leonardos, që u largua gjithashtu, ndërsa Moncada, shefi i sektorit scout te të rinjtë, do të ngjitet në detyrë.







Por, sa i përket trajnerit, dy emra kanë mbetur në skenë: Simone Inzaghi dhe Giampaolo. I pari ende nuk i ka dhënë përgjigje Lazios dhe nuk është takuar me Lotiton, i dyti është takuar me Ferreron por ende asnjë shtrëngim dore.

Lexo edhe :  Champions/ Real mposht Interin, Liverpool përmbys Milanin


Sipas “Sportmediaset” dhe gazetarit Pellegatti (tifoz i çmendur kuqezi), Simone Inzaghi është favoriti kryesor. Bien kuotat e Di Francescos dhe De Zerbit, ndërsa Sarri është pranë Juventusit.



1


Etiketa: , ,

Pas