Bota

Pasuri, seks dhe pushtet: Si u ndez lufta mes dy njerëzve më të fuqishëm në planet








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:35 - 09/02/19 |
mapo.al

Njëri është njeriu më i fuqishëm në botë, tjetri është më i pasuri.


Beteja mes tyre nuk është e re, por përplasja mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe miliarderit Jeff Bezos ka arritur në një nivel tjetër ditët e fundit.


Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, deklaroi se do ndahet pas 25 vitesh me të shoqen, MacKenzie. Dukej si një histori normale, por një tabloid amerikan, National Enquirer i ndryshoi rrjedhën ngjarjeve.


Tablodi, që njihet si i afërm me presidentin Trump, publikoi mesazhet e Bezos me dashnoren e tij, Lauren Sanchez, duke theksuar se bëhet fjalë për një aferë jashtëmartesore. Bezos kishte një aferë me gruan e partnerit të tij në biznes dhe Trump mezi do e ketë pritur këtë moment.


Bezos nga ana e tij hodhi në sulm ‘armën’ e tij, gazetën serioze dhe të rëndësishme, Washington Post, e cila njihet për qëndrimet e ashpra ndaj presidentit Trump.


Sipas gazetës, sulmet ndaj Bezos, në kuadër të divorcit, janë të motivuara politikisht. E pikërisht në këtë kohë, Bezos hyri personalisht në lojë.

Ai publikoi mesazhet që i kishte dërguar tabloidi National Enquirer, ku e kërcënonte se do i publikonte fotot nudo. Mes tyre, gazeta thotë se ka një foto të penisit të njeriut më të pasur në botë, të cilën ia dërgon të dashurës Lauren Sanchez. Kjo e fundit i kthen atij ‘përgjigje’ me një foto nudo të organeve gjenitale. Hetimi i nisur nga Bezos zbulon se fotot mund të jenë ekspozuar nga vëllai i Lauren Sanchez, një mbështetës i thekur i presidentit Trump.

Bezos e di që beteja nuk do bëhet më e ndershme, ndaj thotë se është përgatitur për daljen në dritë të detajeve të tjera turpëruese.

Por përse përplasen kaq fort Bezos dhe Trump? Thuhet se këtë të fundit asgjë nuk e zemëron më shumë se njeriu më i pasur në botë. Presidenti e ka akuzuar disa herë publikisht se pronari i Amazon shmang taksat dhe se kompania e tij ka kërcënuar mijëra vende pune në SHBA. Këtu mund të ketë të drejtë. Gjigandi Amazon ka rrënuar jo pak biznese në SHBA, duke u ngjitur me shpejtësi stratosferike në majat e botës.

A është vetëm kjo arsyeja e përplasjes? Daily Mail shkruan se ka zëra se Trump nuk ia fal Bezos faktin që është shumë më i pasur se ai. Të tjerë thonë se shkak është gazeta Washington Post me qëndrimet e saj.

<
>
bezos1 bezos2 bezos3


Etiketa: , , , , , ,

Pas