Prokuroria e Krimeve të Rënda nis hetimet për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Besnik Ymeraj.
Besnik Imeraj dha dorëheqjen nga procesi i vetingut dhe procesi ndaj tij u ndërpre por dokumentet e grumbulluara nga Komisioni I Pavarur I Kualifikimit iu përcollën prokurorisë për hetim penal.
Ish-gjyqtari Besnik Ymeraj akuzohet për korrupsion. Çëshja po hetohet nga prokurori Klodian Braho.
Prokuroria e Tiranës vendosi mosfillimin e procedimit pasi sipas saj nuk kishte elementë të veprës penale për pasurinë e gjyqtarit.