fbpx

Aktualitet

Pasuria/ KPK shkarkon prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci





               Publikuar në : 12:16 - 26/06/19 |
mapo.al

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra prokurorin e Krimeve të Rënda, Eugen Beci. Në seancën dëgjimore, prokurori i Krimeve të Rënda u përball me një sërë problemesh që iu vunë në dukje nga KPK.


Ai është hetuar për kriterin e figurës dhe të pasurisë. Gjatë seancës, prokurorit Beci i është komunikuar nga KPK se i janë gjetur një sërë problemesh me pasurinë e tij, kryesisht për blerjen e një apartamenti 169 metra katrorë në kryeqytet.



Po ashtu probleme iu gjetën edhe gjatë kontrollit të figurës, përfshi kontaktin e papërshtatshëm me një person të publikuar gjatë debatit publik për komplotin e vrasjes së deputetit Tom Doshi. Kjo çështje, më vonë ka rezultuar një ngjarje e sajuar.


Trupa që ka kryer hetime ndaj prokurorit të Krimeve të Rënda kryesohej nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pine dhe anëtar Roland Ilian.

Beci nuk dha shpjegime lidhur me pasurinë e tij. Ai i tha trupës gjykuese se i qëndronte shpjegimeve me shkrim mbi pasurinë, por kërkoi që ngjarja sipas të cilës ai kishte kontakt të papërshtatshëm me një person, të mos merrej në konsideratë. Gjithashtu, ai shpjegoi se ngjarje të ngjashme mund të përdoreshin në vijim ndaj çdo zyrtari publik.

SHBA i refuzoi vizën, shkarkohet gjyqtari i Krimeve
Gjithashtu, në komisionin e Vettingut ka “ngecur” edhe gjyqtari i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri. Në vitin 2014, gjyqtarit Hasneziri iu refuzua viza nga ambasada amerikane në Tiranë.

Pikërisht kjo, por edhe problemet me pasurinë dhe pastërtinë e figurës sipas relatimit të KPK, kanë bërë që Komisioni i Vettingut të vendosë për shkarkimin e gjyqtarit Hasneziri, i cili ishte kandidat për Gjykatën Kushtetuese.

Ndërkohë, ka arritur të kalojë me sukses Vettingun gjyqtarja e Tiranës, Regleta Panajoti. Kjo e fundit është kandidate për Gjykatën Kushtetuese.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas