Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, do të gjykohet për mos-deklarim dhe fshehje të pasurisë.
Ai pas shkarkimit nga procesi i veting akuzohet nga SPAK për fshehje të pasurisë.
Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion e dërgoi të martën për gjykim çështjen e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ndërsa GJKKO ka pranuar të shqyrtojë çështjen.
SPAK ka ngritur të njëjtën akuzë pak ditë më parë edhe gjyqtarit të Kushtetueses Fatos Lulo. SPAK e akuzoi Dedjen për fshehje të pasurisë, ndërsa Lulon e akuzon për deklarim të rremë të pasurisë. Gjithashtu, SPAK njofton edhe sekuestrimin e disa prej pasurive të ish-gjyqtarëve.
Kështu, siç ishte paralajmëruar, ka nisur edhe gjurmimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve që rezultuan me probleme mbi pasurinë, të cilët kanë filluar të përgjigjen para ligjit.