Duket se kryetarët e bashkive i përkasin shtresave më të pasura në hierarkinë e zyrtarëve publikë në Shqipëri. 46 kryetarë bashkish zotërojnë në total 317 prona të patundshme, me një mesatare prej 7 pronash për secilin prej tyre.
Të dhënat vijnë përmes portalit Open Data Albania, e cila ka analizuar strukturën dhe vëllimin e aseteve të patundshme që zotërohen nga kryebashkiakët e zgjedhur për mandat drejtues 2015 – 2019.
Nga këto 317 prona 141 rezultojnë të jenë banesa; 50 troje; 46 toka bujqësore kullota dhe pyje; 72 ambiente shërbimi si dyqane, zyra dhe parkingje. Rezulton se janë vetëm 2 kryebashkiakët që deklarojnë që nuk kanë asnjë pronë të patundshme nën zotërim apo pronësi.
Numri i kryebashkiakëve që kanë 0 deri 3 prona të patundshme është 15, me 4 ose 5 prona të patundshme rezultojnë 14, me 6 deri 10 prona të patundshme 9 kryebashkiakë.
Sipas kësaj analize të Open Data Albania, rezulton se 6 kryebashkiak kanë më shumë se 10 prona të patundshme nën zotërim dhe pronësi individuale, familjare apo të regjimit martesor.
Këta janë: Basir Çupa, Bashkia Klos; Eduart Kapri, Bashkia Pogradec; Fiqiri Ismaili, Bashkia Vorë; Gjon Gjonaj, Bashkia Pukë; Majlinda Bufi, Bashkia Roskovec dhe Tonin Marinaj, Bashkia Malësi e Madhe.
Këtu mund të vendosej edhe kryebashkiaku Vangjush Dako i cili ka deklaruar si pronë të vetme një pallat 11 katësh.
Për sa i përket vlerësimit në të holla të pasurive të patundshme, rezulton se 25 kryebashkiakë vetë deklarojnë për pronësi me vlerë nën 50 mijë euro, 10 vetë deklarojnë se zotërojnë 50 deri 100 mijë euro prona, dhe janë 11 kryebashkiakë që zotërojnë prona me vlerë mbi 100 mijë euro.
Pogradecari, kini bere mire qe investiguat kryebashkiaket e rinj, se si dhe ku i kane gjetur gjithe keto para, ne nje vend kaqe te varfer. Po shikoni pake edhe ata qe lane drejtimin e bashkive, sice eshte ish kryebashkiaku i staroves Roshi, qe jo vetem glaberoi luadhin e celos. prone shteterore, qe ngriti fabriken e gurores, pore ka zaptuar dhjetra hektare toke te ish ndermarjes bujqesore, te mbjelle me molle, qershi, rrush e kumblla, sa nuke di ctu beje, kure ende ka ish pronare te ligjeshem, qe sorollaten dhe skane fituar pronat e tyre. Verifikoni, se sa pallate ka blere e Tirane, sa objekte ka ne qytetin e Pogradecit, Ka blere makinen e asfaltimit dhe ka monopolin e asfaltit, fale pozites shteterore , ka dhene me qindra leje per ndertim shtepishe , nga zona malore e Mokres ne fushe, Fshataret e shkrete e dine sa rryshfete kane paguar. Makina e tije dhe e familjareve jane nga me te mirat, shtepia e tije ne Starove eshte e shtrenjte dhe e thurur me mure te gati kater metro te larta me friken se mose ja vjedhin parate e vjedhura. Edhe pse pa shkollim, ka bere cka mundur, eshte akrobate i LSI, drekat dhe darkat er miqte e tije, te kesaj partie i shtronte dhe ska llogaritur nonje here sa harxhonte. Nuke e di pse dhe si u mbyll shkelja e bere nga RRoshi per lejet e dertimit. Prandaje duhet shikuar si e cfrytezuan kariken e kryebashkiakut apo te komunarit keta ish pushtetare qe kane vene pasuri perallore ne vendin me te varfer, sice eshte vendi yne. A dote dale ligje per sekuestro te pasurise qe kane vjedhur me njqind menyra, duke filluar nga fondet e asistences socjale, shpenzimet per rruge, shendetesi, arsim, ujesjellsa. SHpresojme qe mbase rreformes ne drejtesi, te filloi implementimi dhe jo vetem gjyqetare e prokuroreve tu verifikohet pasuria, pore edhe ish pushtetareve te gjithe niveleve. nje nder ta eshte edhe RRoshi qe mban koken erpjete sikur ka cliruar pogradecin.