Aktualitet

Patentat shqiptare tashmë njihen në Turqi dhe anasjelltas





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:03 - 27/05/20 |
mapo.al

Shqipëria dhe Turqia kanë arritur marrëveshjen e ndërsjelltë për të njohur patentat apo lejet e drejtimit. Tashmë patentat e shqiptarëve do të njihen edhe në Turqi kurse ato turke do të njihen në Shqipëri.


V E N D I M:


PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË DHE SHKËMBIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Etiketa: , ,

Pas