Moderatorja e vetme shqiptare që ka patur mundësi të intervistojë këngëtaren shqiptare me famë botërore Dua Lipën, Klea Huta, e ka përshkruar atë si një person pozitiv dhe shumë të lidhur me familjen.
Klea Huta u shpreh në emisionin “Tempora” në Ora News se takimi i saj me Dua Lipën në koncertin për “Vitin e Skënderbeut” në Romë, i ka lënë një ndjesi shumë të bukur.
“E kam intervistuar dhe e kam takuar njëherë nga afër. Ishte ndjesi shumë e bukur sepse e dua realisht. Dua ishte një dashuri. Ishte një shpirt njeriu. Gjëja që me pëlqen gjithmonë tek Dua është që gjithë kohës është me familjen e saj pas. Ato ishin aty. Duke ndjekur Duan në rrjetet sociale i kam njohur edhe emrat e familjes, i takoja dhe i thosha emrat. Ata qeshnin. Është shumë pozitive”, komentoi Huta.