Një kodër me ullishte është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në fshatin Ruzhdije të Patosit. Të ndihmuara nga era, flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi, duke vënë në rrezik edhe banesat që janë aty pranë.
Nuk dihen ende shkaqet e zjarrin. Një pjesë e mirë e ullishteve janë shkrumbuar nga zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, ku po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.