Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Drenie, Patos. Një 39-vjeçar humbi jetën pasi iu përmbyt zetori që drejtonte. Viktima është identifikuar me inicialet B.T. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion paraprak
Sot rreth orës 11:05, në fshatin Drenie, Patos, mjeti tip “Zetor”, me drejtues shtetasin B.T, 39 vjeç, banues në Fier, është përmbysur dhe për pasojë ka ngelur i vdekur drejtuesi i mjetit…