Paul Gascoigne, ish-futbollisti i shquar anglez, aktualisht 52 vjeç, është i njohur për varësinë e tij të gjatë ndaj alkoolit dhe drogës. Ai është duke shijuar pushimet verore në Spanjë. Duke mos pasur një të dytë kaq kontravers si vetja, Gascoigne ka befasuar edhe këtë herë. Ai është fotografuar duke bërë not lakuriq në pishinë.
Gascoigne ishte një nga lojtarët më të mirë anglezë të fundit të viteve ’80 dhe gjatë viteve ’90, teksa spikati në radhët e Newcastle dhe Tottenham, përpara se të bëhej idhull te Lazio dhe Glasgow Rangers.