Aktualitet

‘Pavarësia’ bën bashkë Ramën dhe Metën në Vlorë














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:11 - 28/11/21 |
mapo.al

Personalitete të larta të politikës shqiptare janë bërë bashkë sot në Vlorë në ceremoninë e ngritjes së flamurit me rastin e 109 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë.






Kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast.


Ata kanë zhvilluar homazhe në dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.







Në ceremoni marrin pjesë ministrja dhe drejtues lokalë. Me rastin e Ditës së Flamurit janë parashikuar të mbahen një sërë aktivitetesh në këtë qytet.




Ky është viti i tretë radhazi që vendi e feston këtë ditë me kufizime, për shkak të pandemisë dhe masave anti COVID në këto 2 vitet e fundit, ndërsa në vitin 2019 për shkak të tërmetit të 26 nëntorit që mori jetën e 51 qytetarëve.

Lexo edhe :  E rëndë në Vlorë/ Nëna me fëmijën 2 vjeç hidhet nga pallati, vdesin të dy


Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.

5


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas