fbpx

Aktualitet

“Urdhri i Pavarësisë”, ja personalitetet që u dekoruan nga Thaçi





               Publikuar në : 20:10 - 14/06/19 |
mapo.al

Personalitete të politikës, e jetës publike në vend janë dekoruar sot nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Tiranë, në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Janë plot 50 personazhe të njohura që janë dekoruar me “Urdhrin e Pavarësisë”, mes tyre veçojmë ish-ministrin shqiptar të Mbrojtjes Luan Hajdaraga. Dekoratën për të ndjerin Hajdaraga e ka marrë familja e tij. Si Minister i Mbrojtjes, Luan Hajdaraga ka dhënë një kontribut të madh dhe ka mbështetur pa masë luftën e UÇK-së dhe të liderëve të saj. Ai ka vënë në dispozicion asetet dhe ekspertizën e ushtrisë.


Po ashtu, ka marrë masa të forta dhe akte politike për tiu përgjigjur Serbisë në kushtet kur ajo kërcënonte deri me hyrjen në territorin tonë. Po ashtu, ka ditur të luajë një rol të madh me partnerët tanë europianë, vecanërisht amerikanë, dhe autoritetet e NATO-s, në ndërhyrjen e tyre historike që bëri të mundur largimin e sunduesve serbë nga Kosova. Për këtë arsye, Thaçi e kishte vendosur sot të ndjerin Hajdaraga në krye të listës së kontribuesve. Dekoratën e mirënjohjes e morën sot familjarët e tij.



Më tej u dekoruan, Presidenti i Partizanit, Gazment Demi si dhe ish-drejtori e Aviacionit Civil, Feliks Baçi. Z. Baçi ka dhënë kontribut në kohën e luftës së Kosovës, pasi shumë kompani nuk po mbulonin më hapësirën tonë ajrore, ndërsa ai ruajti fluturimet e “Albanian Airlines”, duke mundësuar komunikimet e liderëve të luftës me Europën.


Thaçi vlerësoi shumë kontributin e tyre për lirinë e Kosovës. “Kur kombi shqiptar u bashkua rreth luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës për liri, atëherë edhe ndërkombëtarët u vunë në lëvizje dhe këtu kemi dëshmitarë të këtyre angazhimeve, përfaqësuesit më të denjë të këtij angazhimi kombëtar për liri, për pavarësi të Kosovës. Prandaj, u shpreh mirënjohje secili prej juve personalisht. Pa rolin e Shqipërisë, Kosova nuk do të ishte as e lirë, nuk do të ishte as e pavarur. Sikurse, pa mbështetjen e Shqipërisë, rrugëtimi ynë për NATO dhe Bashkim Evropian edhe tani do jetë shumë më i vështirë”, u shpreh Presidenti gjatë ceremonisë.

“Dëshiroj të falenderoj secilin prej jush që e thatë të vërtetën kudo që kishit mundësitë, nga përgjegjësitë institucionale që kishit, qoftë në institucione, qoftë në media apo në diplomaci. Ishit së bashku me neve në Rambuje, ishit së bashku më ne gjatë bombardimeve të NATO-s, ishit së bashku me ne në mbështetje edhe operative për luftëtarët e lirisë së Kosovës”, tha ai më tej.

*Në foton kryesore familja Hajdaraga me Thaçin. Në galeri: Disa momente nga dhënia e dekoratave

 

<
>
f95c6d19-bdbd-4704-9dad-a1babe2da714 dekorata 4 dekorata 3 efa80c7a-080a-4577-8bb8-cf11b9dfa363 62443471_1082832135244515_6016289144836194304_n 62464457_1082832151911180_6404198887225032704_n dekorata 0


Etiketa: , , , , , , ,

Pas