Kryesore

PD: Drejt Tiranës janë nisur më shumë se 60 mijë protestues




               Publikuar në : 10:36 - 16/03/19 |
mapo.al

Partia Demokratike njofton shifrat e para të protestuesve që janë nisur drejt Tiranës, për t’iu bashkuar protestës para Kryeministrisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. PD raporton se nga Durrësi janë nisur drejt Tiranës 9500 protestues dhe nga Elbasani, 7800. Po sipas PD, 7 mijë protestues janë nisur nga Lezha, 5600 nga Fieri dhe 5 mijë nga Vlora. Nga Korça janë nisur 4500 protestues. Numër të madh protestuesish raportohet se ka edhe nga Kukësi, Dibra dhe Berati.


PD njofton se sipas informacioneve që kanë dërguar në qendër nga qarqe të ndryshme të vendit janë nisur më shumë se 60 mijë protestues. Protestuesit janë nisur me autobusë si dhe automjete private.

Shifrat e raportuara nga PD:

Durrësi – 9500 protestues

Shkodra – 9200 protestues

Elbasani 7800 protestues

Lezha – 7000 protestues

Fieri – 5600 protestues

Vlora – 5 000 protestues

Korça – 4500 protestues

Kukësi – 4100 protestues

Dibra – 3500 protestues

Berati – 3400 protestues

Gjirokastra – 2 mijë protestues

LEXO EDHE: 

Opozita protestë 48 orë, policia ngre gardh hekuri te Kryeministria


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas