Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Tritan Shehu reagoi ndaj daljes së kryeministrit Edi Rama me mjekët duke e cilësuar përpjekjen e tij “të dëshpëruar për të argumentuar reformat e munguara në shëndetësi”.
“Dëshirojmë të pyesim kyreministrin Rama, cilin nga premtimet elektorale e ka realizuar në këto 18 muaj kjo qeverisje?
A ka shëndetësi “falas”? As nuk ka dhe as nuk mund të ketë!
Rrugët e financimit janë ato që kanë qenë, përkundrazi me një shtim të pagesave direkte të popullsisë, veçanërisht për shtrimet.
Niveli i financimit të sistemit shëndetësor është këtë vit nga më të ultat, 2,8% e GDP-së, kur premtimi ishte rreth dyfishi.
Spitalet e rretheve, ndryshe nga premtimet, funksionojnë të cunguara për shkak të mungesave në specialistë e furnizime. Kjo i detyron ata që edhe urgjencat t’i evakuojnë.
QSUT prej muajsh është në mungesa të mëdha për gjithçka i nevojitet për të punuar.
Për herë të parë aty kërkohet të kufizohen shtrimet, ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara etj,” tha Shehu.
“Kryeministri, mbasi humbi besimin e shqiptarëve vazhdoi të spekullojë dje me mjekët së shëndetësia po bëhet “falas”.
Kjo vazhdon të bllokojë çdo reformë frutdhënëse shëndetësore te ne!”