Deputeti demokrat, Flamur Noka doli në një konferencë për shtyp për t’i bërë jehonë të një akuze të bërë në media.
Noka tha se deputeti socialist, Alket Hasani akuzohet se ka tjetërsuar prona në Dhërmi.
Sipas Nokës, prokuroria nuk po vepron ndaj tij.
DEKLARATA
Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni është sot i akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua.
Denoncimi publik u bë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku zonja irini Bua akuzon deputetin e Edi Ramës për tjetërsimin e pronës së saj, nëpërmjet falsifikimit.
Pasi ka blerë 11 mijë metra katrorë tokë me dokumenta të fallsifikuar, Alket Hyseni, ia kaloi atë mikut të Edi Ramës, Gon Papulit. Ku i gjeti milionat një nëpunës shteti, ish-doganieri Alket Hyseni, për të blerë 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi apo të tjera në Tiranë?
Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i kryeministrit, është fakti se ai e ka kryer transaksionin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe rregjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.
Në këtë histori ka edhe një fakt tjetër shumë të rëndë. Kur po bëhën 24 orë nga denoncimi publik i zonjës Irini Bua, Edi Rama hesht.
Kryeministri që bërtet për drejtësi dhe që ka ngritur një task force të re me “alketë” të tjerë për grabitjen e re të pronave në bregdet, duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve!
· Pse i ka dhënë mikut Gon Papuli leje ndërtimi për një fshat turistik mbi një pronë të vjedhur nga deputeti Alket Hyseni?
· Sa prona të tilla janë grabitur me lejen e kryeministrit Edi Rama?
· Kush janë klientët që do të marrin pronat e grabitura nga skema e re mafioze e qeverisë, që u heq pronarëve të drejtën e pronës?
Bashkë me Edi Ramën hesht edhe Prokuroria. Deri tani, Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë.
Partia Demokratike beson se ky është një rast që Prokuroria të mos tregohet selektive dhe të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet.
deri sa te reagoj krymbi i bythes se ruqit arta marku iken pronat e kriminelet.
qe cdo fjale ne gojen e felliqur te ketij shpellarit te lig Noka ska vlere kete kusj ka tru besoj e kupton
..po ashtu edhe pallavrat e asaj nga himara qe.nje here thoshte pronat e lashta te familjes dhe pastaj..
thoshte te marra me ligjin kriminal te sali kriminelit ..dhe qe ishin ne konflikt familjar per cerek shekulli heheh as kete kush ka tru se ha..
por sigurisht duhet te themi qe nese kete zullum 25 vjecar te krimit ..politikes se bashku…dikush ne politike si ky qe permend ajo shoqja e shfrytezoi per vete….sigurisht ky i pari duhet te kaloje ne nje site te holle e ti germohen gjithcka e te dale e verteta. sa per ligjin famekeq te salihut per ndarjen e tokave bujqesore…ai eshte nje ligj kriminal qe jo vetem ne bregdet..por te arrihet te pezullohet ne gjithe vendin…ajo toke eshte dhene ne perdorim per ta mbjelle dhe jo per ta shitur e rishitur 150 euro m 2…