Aktualitet

PD: Ardi Veliu të shkarkohet, justifikoi me sajesa dhunën ndaj të miturit





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:07 - 29/05/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka kërkuar sot shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu, referuar deklaratave të tij për një grua, nëna e një 15-vjeçari të dhunuar nga policia pak ditë më parë tek Liqeni Artificial i Tiranës..


Ish-deputetja e PD-së Orjola Pampuri deklaroi sot se Ardi Veliu, me zë dhe figurë, ka dhunuar sot për herë të dytë viktimën e policisë. Sipas saj, duke përgojuar dhe sajuar të pavërteta kundër nënës së djalit të rrahur barbarisht, Ardi Veliu justifikoi dhunën policore kundër minorenit.


DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ORJOLA PAMPURI


Pak ditë më parë e gjithë Shqipëria pa e tronditur sesi një i mitur 15-vjeçar u rrah barbarisht nga policia në Tiranë pse kishte shkelur orarin e karantinës. Ndaj policit me sjellje shtazore sot nuk ka asnjë masë domethënëse nga shërbimi i Çështjeve të Brendshme në Policinë e Tiranës.


Nën presionin e vetingut partiak dhe korruptiv në polici, ai po zvarrit çështjen prej 2 javësh, sepse mbrojtësi i policit dhunues të fëmijës gjendet në krye të Policisë së Shtetit.

Ardi Veliu, me zë dhe figurë, ka dhunuar sot për herë të dytë viktimën e policisë. Duke përgojuar dhe sajuar të pavërteta kundër nënës së djalit të rrahur barbarisht, Ardi Veliu justifikoi dhunën policore kundër minorenit.

Ju ftoj të ndjekim pohimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të parë vetë me sytë tuaj, të dashur qytetarë, se në dorë të kujt është siguria jonë dhe e fëmijëve tanë.

Sipas këtij qëndrimi kriminal, nëse Ardi Veliut nuk i pëlqej çfarë bëj unë apo ti, atij i lind e drejta të na rrahë fëmijët, pastaj të gërmojë në jetën tonë private, të vjedhë fotot dhe videot tona në rrjetet sociale, siç ka bërë me ato të nënës së djalit, të sajojë me to një histori dhe, në fund, ta bëjë atë publike për të na dhunuar e për të na poshtëruar përsëri.

Ardi Veliu e bëri këtë në vendin ku duhet të ishim më të mbrojtur, në Parlamentin e Shqipërisë.
Edhe sikur të mos e dinin se video që tregoi Ardi Veliu është skenë nga një shesh xhirimi i një filmi të njohur ku nëna e 15 vjeçarit ka marrë pjesë, është e neveritshme të shohësh sesi burra e gra deputete heshtin përpara një akti kaq të rëndë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Asnjëri prej tyre nuk guxoI të ngrejë zërin kundër këtij qëndrimi sadist, që shkel disa të drejta elementare të njeriut. Për Partinë Demokratike, nuk ka asnjë habi për këtë akt prej krimineli gjakftohtë.

Ky është i njëjti person që drejtoi dhunën kundër opozitës gjatë protestave qytetare. Dhe është, sërish, i njëjti kriminel gjakftohtë që urdhëroi hyrjen e policisë në teatër me automatikë, që e rrethoi atë me snajper dhe dhunoi gratë, vjazat, të rinjtë dhe opozitën që kërkonte ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe të pronës publike nga vjedhja.

Ardi Veliu duhet të shkarkohet sot! Me sulmin e sajuar kundër një nëne kryefamiljare, që ka rritur e vetme 3 fëmijë, me justifikimin e dhunës policore kundër djalit të saj 15 vjeçar për shkak të prejardhjes familjare, ai është një klonim i rrezikshëm i sigurimsit dhe i hetuesit kriminel të diktaturës.

Ardi Veliu është sot turpi i Policisë së Shtetit! Ai është fytyra sadiste e Ministrit të Brendshëm, i kryeministrit dhe i këtij pushteti që u ble nën kërcënimin dhe dhunën e parave të pista.

Po të ishte ndryshe, Edi Rama do ta kishte shkarkuar tani Ardi Veliun dhe do ta kishte përjashtuar atë me turp përjetë nga radhët e policisë!

LEXO EDHE: 

Dhunimi i 15-vjeçarit/ Ardi Veliu tregon videon e mamasë së të miturit: Shikoni se nga çfarë familje vjen


Etiketa: , , , ,

Pas