Aktualitet

PD çon ‘Becchettin’ në Kushtetuese: 120 mln eurot t’i paguajë Rama














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:54 - 25/10/21 |
mapo.al

Partia Demokratike ka çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e biznesmenit italian Francesco Becchetti, të cilin Kuvendi e rrëzoi.






Nga jashtë Gjykatës foli për mediet Grida Duma e cila u shpreh se PD do të luftojë deri në fund që 120 milionët mos i paguajnë shqiptarët, por Rama.


“Komisioni Hetimor po vonon për çështjen ‘Becchetti’, por nuk pengohet dot plotësisht. E sigurt është që Shqipëria është e vonuar në shumë aspekte, por le të përpiqemi mos jetë e penguar plotësisht dhe e harruar dhe këtë do të bëjmë sepse 120 milionë euro i arbitrazhit që ndëshkon Shqipërinë, që ta paguajnë shqiptarët kur shkaktar është Rama dhe qeverisja për shkak të faktit të thjeshtë se politika merr hak politikisht ndaj një medie. Shkaktarë janë ata duke influencuar edhe te Gjykatat shqiptare të cilat në përfundim marrin vendime që ndëshkohen nga Gjykatat Ndërkombëtare. Ne do të luftojmë deri në fund që 120 milionët mos t’i paguajnë shqiptarët, por Rama”.

Sekretari i PD-së, Gazment Bardhi u shpreh se opozita ka depozituar në SPAK kallëzim për këtë çështje që kur u bënë të ditura faktet në muajin prill.




“PD ka dorëzuar në SPAK një kallëzim për përgjegjësit e kësaj afere 120 milionë euro. Këtu bëhet fjalë për një hetim parlamentar, për të përcaktuar përgjegjësinë administrative se cili prej zyrtarëve publikë dhe për t’i përballur me pasojat financiare që sjell ky vendim. Që në prill kur janë publikuar faktet kemi depozituar kallëzim penal në SPAK”.



Opozita ka kërkuar Komision Hetimor edhe për inceneratorët.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas