Aktualitet

PD: Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen sepse janë pranë Ramës








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:45 - 14/12/19 |
mapo.al

Partia Demokratike dega Durrës ka reaguar pas aksionit policor dhe të Prokurorisë për ndalimet e para për pergjegjësit që akuzohen pas tërmetit të 26 nëntori.


Në këtë reagim, PD e Durrësit thotë se “Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti”.


Deklarata e plotë nga Ferdinant Xhaferaj


Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.


Prokuroria ka investiguar për më shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti.

Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll.

Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet.

Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për faktin e thjeshte se është nën juridiksionin e Ramës.


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas