Aktualitet

PD denoncon Ervin Bushatin: Po ndan ndihma ekonomike nga zyrat e PS për vota (FOTO)














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:47 - 10/03/21 |
mapo.al

Një denoncim i rëndë për blerjen e votës është bërë nga anëtari i kryesisë dhe drejtuesi i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj.





Rushaj ka publikuar disa foto të shkrepur në zyrat e PS-së, në njësinë nr 8 ku shihen qytetarë të mbledhur që sipas tij janë duke pritur të marrin miell, oriz, makarona e vaj.


Rushaj shkruan se Ervin Bushati është duke shpërndarë lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët kanë nevojë për ndihmë ekonomike. “Një votë sa një lëmoshë.”-shkruan Rushaj.





Postimi i plotë:



Një votë sa një lëmoshë.


Ervin Bushati, nga dëshpërimi, shpërndan lëmoshë për socialistët në nevojë të cilët ndihmën ekonomike duhet ta marrin nga njësitë administrative dhe jo zyrat e PS-së.

Është mjerane të shohësh se si shqiptarët e varfër sa s’ka mblidhen rreth zyrës së PS-së në njësinë 8 për një trastë me miell, oriz, makarona e vaj. Kaq vlen një votë e lypur nga rilindasit?!

Lexo edhe :  Numërimi te Njësia 5 në Tiranë, PD dyfishon votat, kryeson PS

Pamjet tregojnë qartazi paaftësinë dhe korrupsionin e funksionarëve socialistë që në vënd të shpalosin programin për njerëzit në nevojë e tërë shqiptarët, shpërndajnë ushqime që s’dalin as për një ditë.

Kjo është fytyra e humbjes, fytyra e Rilindjes.

Shqipëria fiton me Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën kryeministër.

<
>
WhatsApp Image 2021-03-10 at 3.37.03 PM WhatsApp Image 2021-03-10 at 3.37.05 PM WhatsApp Image 2021-03-10 at 3.37.08 PM WhatsApp Image 2021-03-10 at 3.37.06 PM WhatsApp Image 2021-03-10 at 3.37.07 PM

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas