Kryesore

PD denoncon me dokumente: Edhe landfilli i Vlorës shkon për Klodian Zoton





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 16:54 - 07/07/20 |
mapo.al

Pas atij të Fierit, Elbasanit dhe Tiranës, edhe landfilli i Vlorës i është dhënë biznesmenit të dyshimtë, Klodian Zoto.


Denoncimi është bërë nga Departamenti i Antikorrupsionit në PD.  Selia blu thotë se kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin për ndërtimin e landfillit, duke theksuar se “përfitues është Klodian Zoto”.


“Gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore”, thotë PD, teksa publikon dokumentet e vendimit.


Postimi i plotë:


Edhe landfilli i Vlorës shkon për Zoton

Kur bëhet fjalë për mbetje (plehra) të ngurta, apo jo, landfill, incenerator, i ndërtuar apo në letër, automatikisht duhet të të vijë në mendje .

I përfshirë dhe përfitues në djegësin e Elbasanit, i dhënë kompanisë fantazëm të krijuar enkas për të lidhur kontratën;

I përfshirë dhe përfitues në landfillin e Fierit, pa garë dhe transaksione kuotash të paligjshme, landfill të cilit i dihet vetëm emri, sepse për trajtim mbetjesh ende nuk e ka uruar kush “Punë e mbarë!”, ndërkohë që gjendet me arkën me plot 24 mld lekë;

Patjetër i përfshirë dhe përfitues në landfillin e Tiranës, gjithnjë pa garë dhe me skema kompanish offshore.

Nuk mund të mos përmendet veprimtaria jashtë territorit të RSH-së, deri në Zimbabwe, që tronditi vendin në fjalë për nivelin e lartë të përfshirë në aferë identike korruptive.

Harta e mbetjeve së fundmi përfshin Vlorën: Kryeministri miraton ndërtimin e landfillit të Vlorës, përfitues nuk mund të ishte tjetërkush pos Zotos.

 


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas