Partia Demokratike ka paditur ditën e sotme kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe zyrtarë të tjerë për ndërtimin e kompleksit të pallateve te ‘5 maji’.
Sipas denoncimit, PD i akuzon zyrtarët e bashkisë për shpërdorim detyre dhe për mostrajtim me barazi në tendera.
Sipas denoncimit thuhet se bashkia e Tiranës si kontraktues i ka dhënë të drejtën e ndërtimit me një vlerë prej më shumë se 10 mijë euro kompaninë në pronësi të shtetasit Anton Gjinaj alias Pashk Rapi, person me rekorde të rënda kriminale.
Gjini nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai është arrestuar disa herë në Itali e Spanjë.
Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës dhe për këtë rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg.