Partia Demokratike akuzoi qeverinë Rama se nuk po trajton në mënyrë të barabartë debitorët ndaj energjisë elektrike.
Për këtë akuzë, fakt sipas demokratëve është një fabrikë tullash e tjegullash në qytetin e Korçës e cila ka 205 milionë lekë fatura të pashlyera të energjisë.
Deputetja Albana Vokshi tha sot në një deklaratë për mediat se kjo fabrikë nuk preket nga askush për shkak se pronar është deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Pirro Kapurani.
Sipas deputetes kjo mazhorancë nuk po i godet ata që kanë një shumë të madhe të pashlyer, por po dënon qytetarët e thjeshtë të cilët për shkak të pamundësisë nuk kanë mundur të shlyejnë debitë e tyre.
Vokshi nuk la pa përmendur në deklaratën e saj edhe rastin e qytetarit nga Lushnja i cili vari veten në qeli pasi ishte arrestuar për një shumë modeste prej 35 mijë lekësh të vjetra.
Ndërkohë deputeti i LSI-së Kapurani tha se këto nuk janë gjë tjetër veçse shpifje.
Kjo është deklarata e plotë e deputetes Vokshi:
Shiheni këtë faturën e energjisë. Subjekti në fjalë ka 205 milionë lekë detyrime ndaj shtetit. Eshtë fabrikë tjegullash dhe tullash në Korcë. Çfarë ka ndodhur me pronarët? A janë përballur ata me ligjin? A u është ndërprerë energjia?
Jo nuk ka ndodhur asnjëra nga këto sepse njëri nga pronarët, më kryesori, Pirro Kapurani, është në parlament. Eshtë miku i Edi Ramës, dhe Ilir Metës, është sponsori i fushatës së tyre, dhe është aktualisht deputet i LSI-së. Nuk vepron njësoj për të gjithë ligji me Edi Ramën, kjo është kuptuar tashmë. Detyrimit 205 milionë lekësh, i është shtuar edhe fatura e dhjetorit që është afërsisht 17 milionë lekë.
Kjo tregon se fabrika e tjegullave të mikut të Edi Ramës dhe Ilir Metës, të deputetit të tyre, vazhdon të punojë. Për detyrime dhjetë mijë lekëshe janë dënuar me errësirë mijëra qytetarë nga Edi Rama, edhe netët e ndërrimit të vitit. Ka qindra e mijëra qytetarë që kanë përfunduar edhe në burg, nga dhuna policore e Edi Ramës për energjinë, se nuk kanë mundësi të paguajnë energjinë, se nuk kanë punë dhe nuk kanë të ardhura.
Ka jo pak qytetarë që kanë humbur dhe jetën, si rasti i kryefamiljarit nga Lushnja, që vari veten në qeli sepse gjendej prej 2 muajsh në burg nga represioni i Edi Ramës, për 35 mijë lekë të vjetra detyrime ndaj OSHE. Dhe ja ku kemi deputetin e dyshes Rama-Meta, që ka më shumë se 205 milionë lekë detyrime, e vazhdon punën i qetë, fabrika vazhdon të prodhojë duke shfrytëzuar energjinë, pasurinë publike.
Vjedhin vetë energjinë me shuma që qytetarët as nuk i kanë ëndërruar, pastaj dalin e akuzojnë popullin. Kjo pabarazi para ligjit është skandaloze dhe mban firmën e Edi Ramës. Kjo pabarazi para ligjit, ka bërë që qytetarët të jenë sot në këmbë. Dhe kjo pabarazi, kjo padrejtësi, kjo e keqe do të ndalet. Populli do të jetë në këmbë, më i bashkuar se kurrë, në protestat më të mëdha që ka parë ndonjëherë vendi”.
Fol fol kush te degjon ne kete shtet te bere sipas deshires se rames metes apo ndonje tjetri. Kjo qe thoni ju eshte nje rast por rasti drejtorit te arsimit ne koplik qe u shkarkua nka ministria per mos pagim faturash dhe sot perseri vazhdon punen i pa shqetesuar si i thua kesaj ndersa mesuesit rrine ne radhe me dite te tera per te paguar energjine pasi kercenohen se do i pushojne nga puna. Keto jane standartet tua zoti kryeminister kjo eshte rilindja qe i premtove popullit.
“205 mln borxh energjie”. Jam kurioz me e dite qysh kur e ka kete borxh, apo PD-ja ka ba nji sy qorr e nji vsh shurdh per “kualicionin” me LSI-ne.
Ka thane i moçmi: ” Luaje sa ta keshë n’ dorë, se mandej e merr miku”