Aktualitet

PD do të kallëzojë penalisht 60 kryebashkiakët socialistë – Arsyeja














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:05 - 01/04/21 |
mapo.al

Përfaqësuesi i PD-së, Ivi Kaso, jashtë rendit të ditës, ngriti shqetësimin për mospërcaktimin nga ana e bashkive të vendodhjeve për materialet propagandistike të të gjitha subjekteve zgjedhore për të bërë fushatë.





Teksa kërkoi ndërhyrjen e KQZ për zgjidhjen e kësaj situate, ai tha se PD po përgatit 60 kallëzime penale për 60 kryetarët e bashkive që nuk e kanë ushtruar këtë detyrim ligjor për ti çuar para përgjegjësisë penale.


 





“Kemi të bëjmë me raste flagrante dhe të përsëritura nga kryetarët e bashkive të cilët kanë për detyrim të përcaktojnë 35 ditë përpara ditës së zgjedhjeve vendodhjet për të gjitha subjekteve për materialet propagandistike për mënyrën e shpërndarjes dhe raportimit të tyre në çdo bashki që ata administrojnë.



Jemi 25 ditë para ditës së zgjedhjeve dhe kryetarët e bashkive jo vetëm se kanë ushtruar këtë detyrim ligjor por nga ana jonë u është drejtuar me shkresë zyryare të gjithë bashkive për të përcaktuar vendodhjen e vendeve ku subjektet politike do të bëjnë fushatë zgjedhore në bazë të parashikimit të ligjit dhe udhëzimit numër 6 të KQZ.


Jo vetëm nuk kanë reaguar por jemi para një situate inercie ku nuk dënjojnë tu kthejnë përgjigje shkresave që i drejton subjekti më i madh i opozitës dhe jo më të caktojnë vendet për të bërë fushatë në të njëjtën mënyrë me PS. 60 bashkitë që adminstrohen nga të emëruar politik të PS kanë përcaktuar vendet vetëm për PS, në shkelje flagrante të ligjit.

Duhet ta bëjnë në një kohë sa më të shpejtë.Kërkoj nga KQZ të merren masa urgjente për zgjidhjen e kësaj situate. Ne si subjekt zgjedhor jemi duke përgatitur 60 kallëzime penale për 60 kryetarët e bashkive që nuk e kanë ushtruar këtë detyrim ligjor për ti çuar që ditën e nesërme të gjithë para përgjegjësisë penale“, u shpreh ai.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas