Wednesday, February 8, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

“PD do të zhvillojë protestë” – Ambasada e SHBA korrigjon njoftimin

by mapo.al
06/10/2021
in Aktualitet, Kryesore, Politika
0

Ambasada amerikane në Tiranë ka korrigjuar njoftimin në faqen zyrtare lidhur me një protestë të paralajmëruar këtë të mërkurë në orën 17:00 përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Në faqen e saj, ambasada i bëri thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri të shmangnin zonën ku do të zhvillohej tubimi.



Ndërkohë apeli për kujdes niste me fjalinë se “Partia Demokratike e Shqipërisë ka njoftuar se do të mbajë një protestë pranë zyrës së Kryeministrit”.

Por në faqen zyrtare të ambasadës, mund të shihet që ky njoftim është përditësuar.

Fjalia ku përmendej se protesta e sotme ishte lajmëruar nga PD, është korrigjuar, duke e hequr Partisë Demokratike.

Kujtojmë që pak ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar, por edhe për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh se PD do të mbështesë të gjitha format e reagimit popullor kundër rritjes së çmimit të energjisë.

Njoftimi i parë i Ambasadës amerikane në Tiranë, ku përmendjej PD
Partia Demokratike (PD) e Shqipërisë ka njoftuar se do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë. Qëllimi i deklaruar është kundër rritjes së kostos së energjisë elektrike në Shqipëri. Kjo protestë mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë, ose tubime të ngjashme mund të shfaqen në pjesë të tjera të qytetit. Kohëzgjatja e mbledhjes së pritshme është e panjohur. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve vendore të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.

LEXO EDHE:

Ambasada e SHBA: PD sot proteston kundër rritjes së çmimit të energjisë

Tags: Ambasada e SHBAndryshiminjoftimiPDprotesta

JU SUGJEROJME

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
Bota

Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme

06/02/2023
Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
Kronika

Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve

06/02/2023
“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
Kronika

“Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara

06/02/2023
Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
Bota

Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur

06/02/2023
Next Post
Çmimi i energjisë, Von der Leyen: Do shohim planin afatgjatë të BE

Çmimi i energjisë, Von der Leyen: Do shohim planin afatgjatë të BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Shkencëtari parashikoi 4 ditë më parë tërmetin tragjik në Turqi, saktësi e frikshme
  • Ekspozimi i të dhënave, hakerat publikojnë listat e zgjedhësve
  • “Aktualisht s’ka shqiptarë të lënduar”, mesazhi i ambasadës shqiptare në Ankara
  • Turqia goditet nga tërmeti i fortë 7.4 ballë, qindra të vdekur dhe të plagosur
  • Armët bërthamore/ Rusia thotë se ka biseduar me SHBA-në për traktatin



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In