Aktualitet

PD dorëzon në KQZ ankimimin për zgjedhjet: Kërkon përsëritje në 9 qarqe














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:18 - 09/05/21 |
mapo.al

Kur kanë kaluar dy javë nga zgjedhjet e 25 Prillit, Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dosjen ankimore. PD kërkon shpalljen e pavlefshëm të rezultateve në 9 qarqe dhe përsëritjen e zgjedhjeve në këto zona. Të vetmet qarqe ku PD nuk pretendon se ka pasur parregullsi janë Shkodra, Lezha dhe Dibra, të cilat i ka fituar.






Mes qarqeve që kërkohet rivotim përpos Durrësit, Tiranës, Elbasanit, Fierit, Beratit, Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës është edhe Kukësi, që PD e ka fituar në 25 Prill. PD pretendon se në 9 këto qarqe procesi zgjedhor nuk ka qenë i drejtë dhe vullneti i qytetarëve është deformuar.


Blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve dhe vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve janë disa shkeljet e denoncuara nga PD në dosjen e depozituar ditën e sotme. Në një deklaratë për mediat përfaqësuesit ligjorë të PD deklaruan jashtë ambienteve të KQZ se është detyra e tyre që të vazhdohet kjo betejë për të vërtetën dhe qytetarët në të gjitha frontet dhe mënyrat që ekzistojnë.







“Procesi i 25 prillit ishte nje masaker elktorale e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kesaj masakre elektorale janë shqiptarët dhe familjet e tyre. Detyra e Partisë Demokratike është të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për kthimin e demokracisë në vend.



Sot, ne po dorëzojmë në KQZ qindra prova fakte dhe të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit tê shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri. Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partise shtet.

Nga angazhimi i shtetit dhe administrates, tek tenderat, punesimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme per te blëre vota. Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek perdorimi i bandave per te blere vota dhe kercenuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policise dhe prokurorise.

Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdher politik te fletes se votimit qe sollen zhvleftesimin e 83 mije votave baraz me afersisht 8 deputete. Nga pamundesimi i votes se emigranteve tek karantina 3 ditore per te penguar emigrantet te vijne fizikisht për te votuar.

Siç e pamë gjatë zgjedhjeve, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë.

Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve”, deklaruan ata.

Ditën e sotme edhe Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit, i njohur si bastion i saj, ku në zgjedhjet e 25 prillit LSI nuk mori asnjë mandat.

LSI ka kërkuar shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve në disa QV dhe përsëritjen e zgjedhjeve për të gjithë qarkun. Çfarëdo vendimi që të marrë KAS me shumë shanse fjalën e fundit për dosjen do ta thotë Kolegji Zgjedhor.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas