Lideri i PD, Lulzim Basha tha se e ka marrë të qartë mesazhin e protestuesve dje dhe do ti propozojë grupit të tij parlamentar djegien e mandateve të deputetëve. Tashmë mbetet për të parë se çfarë do të bëjë LSI, e cila më herët ka qenë kundër kësaj teze. Mjafton të kujtojmë se vetë kryetarja e LSI, Kryemadhi 1 vit më parë ka deklaruar se “janë mandate djerse e gjaku”.
Po, pas protestës së 16 shkurtit a ka ndryshuar qendrim, partia e dytë më e madhe e opozitës?
Në një status në facebook, pas deklaratës së Bashës, Kryemadhi u shpreh se “beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma”.
Siç shihet ende LSI nuk e ka një qendrim të prerë për të djegur mandatet. Edhe Petrit Vasili i kontaktuar nga “Mapo.al” hezitoi të përgjigjej.
Gjithsesi orët në vijim do të jenë vendimtare për të mësuar nëse opozita e bashkuar do të dalë apo jo e akorduar për të djegur mandatet. Pritet gjithashtu për tu parë se çfarë qendrimi do mbajnë Fatmir Mediu, Dash Shehi, Vangjel Dule dhe Nard Ndoka.
/Mapo.al