Aktualitet

PD e akuzoi se ka fshehur arrestimin në Bolonja, Rama korrigjon deklaratën





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:34 - 02/04/20 |
mapo.al

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka fshehur në formularin e vetëdeklarimit arrestimin në Bolonja, të pohuar nga vetë kreu i qeverisë gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”. Por i shpejtë ka qenë reagimi i kreut të qeverisë. Në një postim në Twitter, Rama ka korrigjuar atë që tha dy ditë më parë, duke u kujdesur të sqarojë se nuk ka qenë arrestim por sherr në aeroport me një polic italian, ndërsa ironizon opozitën se i është fikur truri.


Postimi:
O Zot të lutem në gjunjë t’u japësh pak vaj për kandilin e trurit, se u është fikur krejt e nuk dinë ç’nxjerrin nga terri i gojës!


Unë flas me mediat italiane për racizmin antishqiptar në Itali gjatë viteve ’90, duke sjellë shembull një sherr me një polic në aeroport, po këta?!


Këta flasin për formularin e dekriminalizimit ku s’paskam deklaruar ndalimin nga policia! O Zot pse nuk e pate mendjen kur i krijove këta, po i le si karabina pa mure, pa elektrik, pa ujë?! Ndërhyr Zot i madh se gjynah këta, po gjynah edhe ky popull që çfarë nuk dëgjon prej tyre!


Çfarë tha Rama për “Gazzetta dello Sport”
“Një herë më kanë arrestuar në Bolonja, pasi u revoltova ndaj një polici, i cili pyeste një grua shtatzënë se çfarë kishte në bark. I afroi qenin dhe ajo, e cila nuk dinte italisht, ra në gjendje të fikëti”.

LEXO EDHE:

Bylykbashi: Edi Rama ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, tha se është arrestuar në Bolonja por nuk e ka deklaruar


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas