Aktualitet

PD e denoncoi, kandidati i Tom Doshit nuk emërohet drejtor i IKMT në Shkodër














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:15 - 25/06/21 |
mapo.al

Kandidati 25-vjeçar i Tom Doshit pritej të merrte sot postin e kryetarit të IKMT në Shkodër, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.






Arsyet pse Serdar Hoxha, i cili kandidoi për PSD-në në zgjedhjet e 25 prillit, nuk arriti të marrë postin e kreut të IKMT nuk dihen.


Megjithatë, në vend të tij sot është komanduar Guri Seferi, i cili aktualisht mban edhe postin e N/Drejtorit të IKMT-së në Shqipëri.







Kujtojmë se rreth një javë më parë Ilir Niklekaj dha dorëheqjen nga ky post, ndërsa më pas u njoftua komandimi i Hoxhës.




Menjëherë pas lajmit, shpërthyen reagime të shumta kryesisht nga zëra opozitarë që e quajtën këtë lëvizje si “shpërblim” nga qeveria për Tom Doshin.



1


Etiketa: , , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas