fbpx

Aktualitet

PD e Matit letër KQZ-së: Tërhiquni, s’do lejojmë zgjedhje moniste





               Publikuar në : 12:14 - 27/06/19 |
mapo.al

Partia Demokratike në Mat i është drejtuar me një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar të ndërpresë menjëherë procesin e votimeve në Bashkinë e Matit dhe Klosit. Duke iu referuar dekretit të Presidentit Meta për anulimin e datës 30 qershor si datë e zgjedhjeve lokale, sipas tyre këto zgjedhje janë të paligjshme.


Shkresa mban firmën e kreut të degës së PD në Mat, Arjan Lika dhe iu drejtohet KZAZ nr.16 dhe 17, respektivisht në Burrel dhe Klos, Komisariatit të Policisë së Shtetit Mat si dhe për dijeni Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Misionit të OSBE/ODIHR në Shqipëri, duke kërkuar “ndërprerjen e menjëhershme të tentativës për të kryer votime të paligjshme në territorin e këtyre njësive”.




“Si përfaqësues politik i mijëra banorëve të Bashkisë Mat, kërkoj nga ana juaj ndërprerjen e menjëhershme të tentativës për të kryetar votime të paligjshme në territorin e njësisë tonë. Çdo organ i administrimit të zgjedhjeve ka detyrimin kushtetues të respektojë Kushtetutën dhe Dekretin e Presidentit të Republikës, për caktimin e datës së zhvillimi të zgjedhjeve.

Vijimi i njëanshëm i procesit të votimit më datë 30 qershor është një rrezik për demokracinë dhe për pasojë qytetarët e Bashkisë Mat nuk kanë për ta lejuar. Në datat 27 qershor – 2 korrik 2019 në të gjithë territorin e njësisë tonë do të organizohen tubime të ligjshme, në ushtrim të të drejtës kushtetuese të butimit, të parashikuar në nenin 47 të Kushtetuese të tubimit, parashikuar në nenin 47 të Kushtetutës“, thuhet në shkresën e kryedemokratit të Matit, Arjan Lika.

Edhe degët e tjera të PD në të gjithë vendin i kanë kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të ndërpresë tentativën për të mbajtur zgjedhje këtë të diel. Opozita e konsideron 30 qershorin si datë të rënë për shkak të dekretit të Presidentit Ilir Meta të datës 10 qershor 2019, i cili anuloi zgjedhjet vendore për shkak të krizës politike që po kalon vendi dhe bojkotimit të tyre nga opozita.


Etiketa: , , , , ,

Pas