Aktualitet

PD: E turpshme! 670 mijë pensionistë, në pritje të një shpërblimi qesharak














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:11 - 21/12/20 |
mapo.al

Partia Demokratike e cilëson qesharak shpërblimin e qeverisë për pensionistët prej 5 mijë lekësh të reja, dhe akuzon kryeministrin Edi Rama se në 7 vite u ka sjellë shqiptarëve vetëm rrënim ekonomik.






Eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti shkruan se Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj, teksa e krahason me vendet e tjera të botës.


Sipas tij çmimet e ushqimeve janë rritur këtë vit me 4.7%, dhe kjo shkakton një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra.







Teliti këmbëngul se pas 7 vitesh dështimesh nga qeverisja e Ramës, është koha për ndryshim.



Postimi i Dorjan Telitit në “Facebook”:



Rama, një histori 7-vjeçare dështimesh e premtimesh të rreme. Në rradhë e të dëshpëruar, 670 mijë pensionistë shqiptarë të mbetur në mëshirë të një shpërblimi qesharak prej 50 mijë lekësh.

Të patrajtuar financiarisht dhe të harruar nga qeveria e klientelës, pensionistët janë të detyruar të presin lëmoshën e qeverisë. Shqipëria ofron ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj – më pak se çdo vend i botës.

Lexo edhe :  Berisha mesazh para takimit në Fier: Të shpëtojmë PD-në nga pazaret Rama-Basha

Për 7 vite, Rama u ka sjellë shqiptarëve vetëm rrënim ekonomik, rritje të kostos së jetesës, shtim të papunësisë dhe rrënim të sistemit shëndetësor. Kosto e jetesës po rritet çdo ditë. Këtë vit çmimet e ushqimeve janë rritur me 4.7%, duke shkaktuar një humbje të fuqisë blerëse të pensionistëve prej rreth 100 mijë lekësh të vjetra. Pensionistët e shohin këtë shtrenjtim të jetesës kudo, në supermarkete, dyqane ushqimore, në farmaci.

Kjo është e turpshme! Boll më me Ramën!

Gjëja e fundit që i intereson atij dhe qeverisë së tij jemi ne qytetarët e Shqipërisë. Pas 7 vite dështimesh, ajo që mund të ofrojë Rama gjithnjë e më shumë dështime. Është koha për ndryshim. Ndryshim për pensionistët, të rinjtë e të rejat, bizneset, ata që kanë humbur vendin e punës dhe ata që mezi po e mbajnë punën. Ndryshim për të gjithë shqiptarët që duan një jetë më të mirë.

Është koha që më #25prill të nisim një kapitull të ri të udhëtimit tonë të përbashkët!

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas