Kronika

PD: Edhe sa pacientë me koronavirus duhet të vetëvriten që qeveria të reagojë?








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:41 - 03/09/20 |
mapo.al

Partia Demokratike ka reaguar pas ngjarjes tragjike mbrëmjen e kaluar te spitali COVID2 “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, ku një pacient 65-vjeçar u hodh nga dritarja e katit të katërt dhe humbi jetën në vend.



Ky është rasti i dytë tronditës, pas atij të 29-vjeçarit, që ndodh te ky spital në pak javë.


Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia ngre pyetjen se edhe sa pacientë me COVID-19 duhet të vetëvriten në mënyrë që qeveria të reagojë. Kujtojmë që asnjë nga institucionet shtetërore nuk ka reaguar për ngjarjen shokuese.




Reagimi i plotë
Ende nuk ka një reagim nga spitali “Shefqet Ndroqi“ për 65 vjecarin me Covid-19, që i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit! Rasti i dytë në më pak se tre javë, duhet të sjellë një impenjim serioz të autoriteteve dhe një plan konkret për të trajtuar, edhe një rëndim të gjendjes psikologjike për shkak të izolimit e vështirësisë së sëmundjes!



Lexo edhe :  Koronavirusi i mori jetën - 26 vjeçarja nga Mati, me sëmundje bashkëshoqëruese

Me probleme paraprake apo jo, fakt është që një 29 vjecar dhe një 65 vjecar zgjodhën t’i japin fund jetës, në vend të kurimit mjekësor! Drejtori i spitalit e ministria e shëndetësisë duhet të mendonin për situatën e pacientëve dhe të merrnin masat përkatëse për të trajtuar anën psikologjike të pacientëve! Asnjëri nga dy spitalet Covid nuk ka psikolog!


Kjo situatë nuk mund të anashkalohet me justifikimin, se pacientët që i dhanë fund jetës kishin probleme paraprakisht! Kujdesi për shëndetin mendor ndaj pacientëve të tillë ka munguar krejtësisht!

Edhe sa pacientë me Covid-19 duhet të humbin jetën që qeveria të reagojë duke marrë masa konkrete? 

LEXO EDHE: 

Infermierët reagojnë pas vetëvrasjeve në spital: Çfarë i çon pacientët në shok

Tragjike – Hidhet nga kati i katërt i Senatoriumit, humb jetën pacienti me Covid-19

1


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas