Aktualitet

PD i përgjigjet Lleshajt: Mashtrues! Lexo ligjin, ja si krijohen listat e zgjedhësve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:59 - 30/09/20 |
mapo.al

Partia Demokratike i përgjigjet sërish ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në lidhje me manipulimin e listave të votuesve në prag të zgjedhjeve parlamentare.


I bindur se Lleshaj ka ndryshuar gjendjen civile të qytetarëve me bindje të djathta, Alibeaj nuk heq dorë nga akuzat.


Madje, ish-deputeti demokrat  i sugjeron të lexojë ligjin, sipas të cilit listat e zgjedhësve krijohen nga regjistri i gjendjes civile ku vendbanimi është element thelbësor.



Postimi i Enkelejd Alibeaj:


Sandër Lleshaj paska mashtruar sërish për skandalin e manipulimit të listave të gjendjes civile dhe listave të zgjedhëseve! Si i pandehur i kapur në flagrancë, u përbetoka se lista e zgjedhësve nuk do të ndryshojë. Dhe po si të pandehurit që krimin e çojnë deri në fund, rrëfen se do të zhvendosë 300 mijë qytetarë nga vendbanimi i tyre.


 Injoranca nuk është alibi për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor! Mësimi i parë, për këdo zyrtar shteti është: lexo ligjin, lexo ligjin dhe lexo ligjin!

 Për Lleshajn dhe të gjithë ata që duan të manipulojnë listat e zgjedhësve, të lexojnë nenin 46 të Kodit Zgjedhor. Aty tregohet se si krijohen listat e zgjedhësve: krijohen nga REGJISTRI I GJENDJES CIVILE, ku elementi “vendbanim” është thelbësor!!

 

Lexo edhe :  'Një ofertues për rrugën Milot-Fier' - Alibeaj: Rama kërkon të vjedhë, projekti do dështojë

LEXO EDHE:

PD paralajmëroi padi për manipulimin e votave/ Lleshaj: Qesharake! Po bëhet presion për të më trembur


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas