Partia Demokratike i është përgjigjur Edi Ramës, pas deklaratave të tij dy ditët e fundit, ku shprehet se kërkon mandatin e dytë për rindërtimin dhe luftën ndaj COVID.
Në deklaratën e shpërndarë për mediat, PD thekson se ato që Rama nuk i bëri për dy mandate qeverisje, nuk mund t’i bëjë për 4 vite.
“Edi Rama nuk bën dot në 4 vjet çfarë nuk bëri në 8 vjet. E la në baltë Shqipërinë”, thuhet në deklaratën e PD.
Edi, ajo që s'i ke bërë për 8 vjet, s'do t'i bësh për 4 vjet.
Të gjithë shqiptarët e dinë që e ke lënë në baltë Shqipërinë.
Vetëm ne mund ta sjellim ndryshimin dhe shpresën që i duhet Shqipërisë!
Më 25 prill fiton Shqipëria dhe humb Rama.— Partia Demokratike (@pdshqiperi) February 17, 2021
“Edi, ato që s’i ke bërë për 8 vjet, s’do t’i bësh për 4 vjet. Të gjithë shqiptarët e dinë që e ke lënë në baltë Shqipërinë. Vetëm ne mund ta sjellim ndryshimin dhe shpresën që i duhet Shqipërisë! Më 25 prill fiton Shqipëria dhe humb Rama”, përfundon deklarata e PD.
LEXO EDHE: