Aktualitet

PD: Zgjedhjet vendore më 13 tetor, KQZ të nisë përgatitjet






               Publikuar në : 13:09 - 05/08/19 |
mapo.al

Partia Demokratike deklaron se njeh si dekret të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për zgjedhjet vendore, datën 13 tetor. Në këtë drejtim, PD i kërkon KQZ-së të zbatojë dekretin dhe të nisë përgatitjet për infrastrukturën zgjedhore.


“I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje”, thuhet në një deklaratë të PD të shpërndarë për mediat.



Selia blu akuzon KQZ-së se duke moszbatuar dekretin e kreut të shtetit, po i shërben kryeministrit. PD paralajmëron trupën e institucionit që organizon zgjedhjet se nëse nuk zbaton dekretin e kreut të shtetit, do të ndeshen me penalitete ligjore.

“Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër. PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit”, thuhet në deklaratën e PD.

Deklarata e PD vjen në një kohë kur dy parti opozitar, LSI dhe PR, dërguan në KQZ kërkesat për t’u regjistruar në zgjedhje.

Deklarata e plotë e PD
I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor.

Është detyrim i pashmangshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje.

Me moszbatimin e Dekretit të Presidentit, KQZ vazhdon t’i shërbejë pushtetit ilegjitim të Edi Ramës. Refuzimi i KQZ për të zbatuar Kushtetutën rikonfirmon se Edi Rama kontrollon në mënyrë të paligjshme atë dhe çdo institucion tjetër.

PD paralajmëron shërbëtorët dhe kamikazët e KQZ se shpejt do të mbajnë përgjegjësi penale për aktet kriminale me të cilën dhunojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

LEXO EDHE:

Zgjedhje në 13 tetor? LSI dhe PR kërkesë KQZ-së: Na regjistroni


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas